
Kur Fjalët Mungojnë
Alban Skenderaj
Ti
Ulur në një stol e vendosur shikon
Ti
Me dyshimet e tua që vetë i ndihmon
Heshtja lehtë të pushton
Dhe fjalët e ndjera s'të vijnë
Ndoshta një krenari të kotë
Kërkon ti të mbrosh me vështrim
Pastaj ëmbël më shfaqesh papritur
Dhe më gjen të papërgatitur
Dorën ma merr dhe fort ti ma shtrëngon
Me e forta ndjenjë e arritur.
Ti nuk gjen dot forcën t'me shohësh në sy
Ndihem i vetmuar kur jemi të dy.
Ti
Bukur e kupton me s'do jetë si njëherë
Ti
Rolin tënd vazhdon por frika të merr
Heshtja nis të braktis
Dhe lotët e ndjerë të vijnë
Zemra trokitjen e nis
Tashmë i vërtet ky trishtim
Pastaj ëmbël me shfaqesh papritur
Dhe më gjen të papërgatitur
Fjalët e tua vonë po tingëllojnë
Ato fjalë që dikur i kam pritur
Fjalët e ndërtojnë një lumturi
Ndihem i vetmuar kur jemi të dy
Ti nuk gjen dot forcën t'me shohësh në sy
Ndihem i vetmuar kur jemi të dy



Comentarios
Envía preguntas, explicaciones y curiosidades sobre la letra
Forma parte de esta comunidad
Haz preguntas sobre idiomas, interactúa con más fans de Alban Skenderaj y explora más allá de las letras.
Conoce a Letras AcademyRevisa nuestra guía de uso para hacer comentarios.
¿Enviar a la central de preguntas?
Tus preguntas podrán ser contestadas por profesores y alumnos de la plataforma.
Comprende mejor con esta clase: